Po afrohet dita e lamtumirës së Lionel Messit nga Kombëtarja e Argjentinës. Më 6 tetor pritet të jetë ndeshja e fundit e “Pulgës” me fanellën e “Albiceleste”, të paktën sipas planit aktual. Megjithatë, vendimi mund të ndryshojë edhe në varësi të dëshirës së vetë yllit të Inter Miamit. Këtë e ka bërë të qartë trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni.
“Sigurisht që presim që Messi t’i bashkohet grumbullimit të dielën, pas ndeshjes kundër Burkina Fasos. Nëse dëshiron të luajë edhe më 3 tetor, nuk ka asnjë problem!” , ka deklaruar Scaloni në konferencë për shtyp,. Fakti që Messi e ka këtë liri lidhet me faktin se bëhet fjalë për ndeshje miqësore.
Argjentina do të përballet me Burkina Fason në natën mes 3 dhe 4 tetorit, ndërsa më pas, në natën mes 6 dhe 7 tetorit, do të luajë ndaj Beninit, ndeshje në të cilën pritet të bëhet edhe lamtumira zyrtare e Messit nga Kombëtarja. Ndërkohë, Argjentina do të përballet me Bolivinë sonte.
