Punonjësit turistikë në Ohër dhe Strugë ankohen për mungesë të

0%

Ohri dhe Struga kanë humbur disa operatorë turistikë seriozë, të cilët për më shumë se dhjetë vjet sillnin grupe të organizuara turistësh, nga maji deri në tetor. Sipas punonjësve turistikë mungesa e turistëve të organizuar ndihet nga të gjithë.

Humbëm operatorët e mëdhenj turistikë, që vinin me çarter me turistë që vinin direkt për 7 dhe 14 ditë, në kapacitete akomodimi në hotel dhe disa në kapacitete akomodimi privat. Nga 4-5 operatorë turistikë që operonin fluturime çarter për në Ohër, tani jemi reduktuar në një operator turistik. Humbëm polakët, holandezët nuk po vijnë”, tha Jakim Malenko-punonjës turistik.

Punonjësit turistikë ankohen se sezoni ka qenë një nga më të dobëtit deri më tani. Thonë se përveç anulimit të disa operatorëve të huaj, arsyeja për këtë është edhe konkurrenca në rajon, fluturimet e lira në destinacione të shumta evropiane, si dhe ngjarjet globale. Sipas Malenkos në Ohër tani vijnë vetëm mysafirë individualë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ata shumë shpesh e përdorin këtë destinacion, qytetin tonë, si një trampolinë për të bërë një rreth më të madh, dhe për të përfituar dhe për të parë sa më shumë që të jetë e mundur. Duhet të mendojmë me kujdes se si t’i rikthejmë ato çarter, që i kishim menduar vetëm për turistët dhe transportin e organizuar të mysafirëve”, theksoi Jakim Malenko-punonjës turistik.

Muaji më i mirë ishte gushti, kur nevojitej më shumë hapësirë, por në fillim të sezonit në qershor dhe korrik, kapacitetet e hoteleve ishin në një nivel minimal të mbushjes prej 40 për qind./Alsat

Burimi: Telegrafi