Punëtorët e kanalizimeve në Alabama gjejnë një unazë shkolle të

0%

Punëtorët e një impianti të trajtimit të ujërave të zeza në Alabama të SHBA-së kanë gjetur një unazë të vjetër shkolle gjatë pastrimit të një bllokimi në kanalizime dhe, pas disa muajsh kërkimesh, kanë arritur t’ia kthejnë pronarit të saj, i cili nuk e kishte parë prej dekadash.

Junior Riner, punonjës në impiantin e ujërave të zeza në Sheffield, tha se ekipi i tij e gjeti unazën gjatë pastrimit të një tubacioni të bllokuar. Ajo i përkiste shkollës së mesme Burrell-Slater, të cilën pronari e kishte përfunduar në vitin 1965.

Riner zbuloi se shkolla, e cila u shërbente nxënësve me ngjyrë në qytetin Florence, ishte mbyllur në vitin 1969, në kuadër të procesit të integrimit shkollor. Ai më pas gjeti një grup të ish-nxënësve në Facebook dhe publikoi një fotografi të unazës, ku dalloheshin inicialet OJM. Për disa muaj nuk pati asnjë përgjigje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më pas, në kërkim u përfshi edhe dhëndri i Rinerit, i cili gjeti në internet një fotografi të disa të diplomuarve të shkollës. Njëri prej tyre ishte identifikuar si Oscar James Meredith, transmeton Telegrafi. Babai i dhëndrit, i cili është anëtar i këshillit të qytetit, ndihmoi në gjetjen e vajzës së Meredithit, April Meredith Moore.

Moore e pyeti të atin, tashmë 79 vjeç, nëse kishte humbur ndonjëherë një unazë shkolle. Meredith tregoi se unazën ia kishte dhuruar të dashurës së tij të gjimnazit, Annës, e cila më vonë u bë bashkëshortja e tij dhe nëna e Moore. Kështu, pas shumë dekadash dhe një kërkimi që nisi nga një bllokim në kanalizime, unaza arriti të lidhej sërish me historinë e familjes së saj.

Burimi: Telegrafi