Prishtina hap Stacionin Kulturor në hapësirën e njohur si “te Zalli”

0%

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hapësira e njohur për gjenerata të tëra si “te Zalli” po kthehet në Stacion Kulturor , në bashkëpunim me Artpolis-in. Rama ka bërë të ditur se, pas më shumë se dy dekadash, Prishtinës i është rikthyer edhe Galeria e Kryeqytetit në Pallatin e Rinisë.

“Një vend që bart kujtesën e eksodit të vitit 1999, sot hap dyert për art, kulturë, ide dhe horizonte të reja”, ka shkruar Rama. Sipas tij, hapësira “te Zalli” do të shërbejë si një vend i ri për artistët, krijuesit dhe komunitetin, duke e rikthyer në funksion një hapësirë të lënë pas dore.

“Ky është vizioni ynë për Prishtinën, hapësirat publike t’ua kthejmë qytetarëve, hapësirat e harruara pa jetë t’ua kthejmë artistëve, krijuesve dhe komunitetit”, ka deklaruar Rama. Ai ka theksuar se rigjenerimi i qytetit nuk lidhet vetëm me ndërhyrjet fizike, por edhe me aspektin kulturor, shoqëror dhe njerëzor. “Sepse rigjenerimi i qytetit nuk është vetëm fizik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Është kulturor, shoqëror dhe njerëzor”, ka shkruar ai. Në fund, Rama ka uruar për hapjen e Stacionit Kulturor, duke iu drejtuar artistes Zana dhe Artpolis-it: “Urime Zana. Urime Artpolis. Urime Stacioni Kulturor, Prishtinë.”

Burimi: Telegrafi