Peugeot tërheq qindra makina në Australi, defekti mund të rrisë

0%

Marka evropiane e veturave ka tërhequr nga tregu qindra automjete në Australi për shkak të një “problemi me softuerin”, i cili mund të rrisë “rrezikun për lëndime serioze ose vdekje”. Një njoftim i publikuar në faqen e Departamentit të Transportit tha se defekti mund të shkaktojë çaktivizimin e papritur të dorezave të brendshme të dyerve gjatë kohës që motori është në punë.

Problemi mund t’i pengojë pasagjerët t’i hapin dyert nga brenda automjetit, duke bërë që ata të mos jenë në gjendje të dalin në rast emergjence, raporton The Guadian. Peugeot ka vlerësuar se janë prekur 550 automjete , të prodhuara gjatë viteve 2024 dhe 2025 .

Pronarëve të automjeteve të prekura u është bërë thirrje të kontaktojnë përfaqësinë e tyre lokale për të kryer përditësimin e softuerit pa pagesë . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com