Një peshkaqen gjigant është kthyer në një prej atraksioneve më të mëdha të qytetit port të Busanit në Korenë e Jugut, pasi prej afro dy javësh po qarkullon në një kanal nga i cili nuk ka arritur të dalë. Peshkaqeni, i gjatë rreth 3.5 metra, është quajtur “Bukangi”, emri korean i Portit të Veriut të Busanit, pikërisht në zonën ku u pikas për herë të parë më 18 shtator.
Në vend që të shkaktojë panik, prania e tij ka sjellë një valë të madhe interesi. Peshkaqeni është bërë një sensacion në rrjetet sociale, ndërsa mijëra njerëz janë dyndur në zonën e portit për ta parë nga afër. Madje, autoritetet e qytetit e kanë përqafuar këtë vëmendje dhe e kanë kthyer Bukangin në një lloj masakote jozyrtare të Busanit, transmeton Telegrafi.
Thousands of people have flocked to a waterfront park in the South Korean city of Busan to see a large shark that became trapped in a narrow canal.The 3.5-metre shark – nicknamed Bukang-i after Busan’s North Port – was first spotted in the waterway on 18 September.
It has since become an unusual city attraction.Experts believe it got lost while hunting prey and ventured from the sea into the canal.
Several attempts were made to drag the animal back out to sea, but the operations were eventually suspended. — Channel 4 News (@Channel4News) September 29, 2026 Megjithatë, për autoritetet qëllimi kryesor është ta rikthejnë peshkaqenin në det të hapur, pasi qëndrimi i gjatë në kanal mund të rrezikojë sigurinë dhe shëndetin e tij.
Të martën, autoritetet vendosën të ndërhyjnë me pesë anije, duke përdorur edhe ujë të spërkatur nga depozita për ta orientuar peshkaqenin drejt daljes në det. Operacioni u ndoq nga turma të mëdha njerëzish në breg, ndërsa transmetohej drejtpërdrejt edhe në YouTube. Por përpjekja dështoi.
Peshkaqeni vazhdimisht kalonte pranë anijeve ose zhytej nën ujë për t’i shmangur ato, duke mbetur brenda kanalit. Autoritetet thonë se do të provojnë sërish, ndoshta që të premten. Kim Won-ho, zyrtar i qytetit të Busanit, tha se strategjia do të përshtatet sipas situatës në terren.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shkencave të Peshkimit po përgatit një rrjetë të posaçme të paktën 50 metra të gjatë, e cila do të vendoset përmes kanalit nga anijet për ta drejtuar peshkaqenin gradualisht drejt daljes. Sipas planit paraprak, një tjetër anije do të spërkasë ujë nga pas për ta shtyrë peshkaqenin në drejtimin e duhur.
Thousands of people have flocked to a waterfront park in the South Korean city of Busan to see a large shark that became trapped in a narrow canal.The 3.5-metre shark – nicknamed Bukang-i after Busan’s North Port – was first spotted in the waterway on 18 September.
It has since become an unusual city attraction.Experts believe it got lost while hunting prey and ventured from the sea into the canal.
Several attempts were made to drag the animal back out to sea, but the operations were eventually suspended. — Channel 4 News (@Channel4News) September 29, 2026 Trapped Shark Draws Over 600,000 Visitors in South Korea’s Busan | Asia One NewsA 3.5-metre shark trapped in a canal at Busan’s North Port has become an unexpected tourist attraction, drawing more than 600,000 visitors.Nicknamed “Bukang-i,” the shark was first spotted in the canal on September 18.
Authorities attempted to guide it toward the open sea using boats and water streams, but the operation was unsuccessful.
A further rescue attempt is planned using a custom-made net.#Asiaone #AsiaOneNews #EnglishNews #SouthKorea #Busan #Shark #Bukangi #SharkInCanal #MarineLife #Wildlife #AnimalNews #Tourism — ASIA ONE NEWS (@AsiaOne_News) September 30, 2026 Deri tani, autoritetet nuk kanë vërejtur shenja të qarta se gjendja shëndetësore e Bukangit është përkeqësuar.
Megjithatë, ekspertët dhe zyrtarët e konsiderojnë rikthimin e tij në det të hapur si thelbësor për shëndetin dhe mbijetesën e tij afatgjatë. Ndërkohë, peshkaqeni ka sjellë një numër të jashtëzakonshëm vizitorësh në Portin e Veriut. Sipas autoriteteve të Busanit, rreth 600 mijë njerëz kanë shkuar atje që nga 19 shtatori vetëm për ta parë kafshën.
Gjatë pushimeve të Chuseok, festës koreane të ngjashme me Ditën e Falënderimeve, numri i vizitorëve arriti në afro 500 mijë brenda një jave. Kryebashkiaku i Busanit, Chun Jae-soo, tha se Bukangi tashmë është bërë pjesë e historisë së qytetit falë interesimit dhe dashurisë që ka marrë nga banorët.
Dhe ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekjet për ta nxjerrë në det, peshkaqeni që mbërriti rastësisht në kanalin e Busanit tashmë duket se ka fituar një vend të veçantë në zemrën e qytetit.
