Parlamenti i Rumanisë ka rrëzuar sot edhe kandidaturën e tretë për postin e kryeministrit, atë të liberalit proevropian Siegfried Mureșan, duke zgjatur më tej krizën politike në vend. Mureșan mori vetëm 182 vota, ndërsa për miratimin e qeverisë së tij nevojiteshin 233 vota.
Dështimi i kandidaturës së tij e thellon ngërçin politik dhe rikthen në skenë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Kjo kërkesë është artikuluar veçanërisht nga forcat e së djathtës ekstreme, të cilat, sipas sondazheve të fundit, renditen në krye sa i përket mbështetjes elektorale.
Pas votimit në Parlament, situata politike në Rumani pritet të mbetet e paqartë, ndërsa partitë politike duhet të gjejnë një marrëveshje për formimin e një qeverie të re dhe sigurimin e shumicës parlamentare.
Kriza po ushtron presion të shtuar mbi partitë proevropiane, të cilat përballen me sfidën e krijimit të një shumice funksionale dhe shmangies së një përshkallëzimi të mëtejshëm të krizës politike.
