Olivier Giroud po përgatitet për fundin e karrierës

0%

Olivier Giroud po përgatitet për fundin e karrierës. Në një intervistë për L’Équipe, në prag të 40-vjetorit të tij, sulmuesi i Lillet ka lënë të kuptohet se ky mund të jetë sezoni i fundit i tij si futbollist profesionist. “Vitin e ardhshëm mund të bëjmë përsëri intervista me kënaqësi, por mendoj se me shumë mundësi ky do të jetë sezoni im i fundit si futbollist.

Për këtë arsye, po e shijoj çdo moment”, ka deklaruar kampioni i botës me Francën në vitin 2018. Giroud e nisi karrierën profesioniste në vitin 2006, kur debutoi në Ligue 2 me Grenoble. Pas shpërthimit te Montpellier, me të cilin e fitoi në mënyrë historike titullin e Ligue 1 në vitin 2012, ai më pas luajti për Arsenalin, Chelsean, Milanin, Los Angeles FC dhe Lillen.

Në karrierën e tij të pasur, sulmuesi francez e ka fituar titullin e Ligue 1 me Montpellier, Serie A me Milanin, Champions Leaguen dhe Europa Leaguen me Chelsean, si dhe katër FA Cup me Arsenalin. Me Los Angeles FC e fitoi edhe US Open Cup. Me Kombëtaren e Francës, nga e cila u tërhoq në vitin 2024, Giroud i ka zhvilluar 137 ndeshje dhe i ka shënuar 57 gola.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kulmi i karrierës së tij me “Les Bleus” ishte triumfi në Botërorin 2018. Nëse planet e tij konfirmohen, sezoni aktual do të jetë i fundit për Giroud, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare, të mbushur me trofe, rekorde dhe suksese në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar.

Burimi: Bota Sot