Një lojtar më shumë për Maran para Finlandës

0%

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë këtë fundjavë një ndeshje të rëndësishme për Ligën e Kombeve ndaj Finlandës, në të cilën do të vendoset kreu i grupit. Kuqezinjtë po stërviten në Itali, ku kanë kryer sot një seancë përgatitore në stadiumin e Çezenës, ashtu siç do të bëjnë edhe nesër paradite.

Vetëm gjatë pasdites, ata do të udhëtojnë drejt Finlandës ku do të sistemohen deri për ndeshjen e të shtunës. FSHF ka bërë të ditur se trajneri Rolando Maran do të ketë një element më shumë në dispozicion për atë ndeshjes. Mbrojtësi Klisman Cake, i cili mungoi në dy sfidat e para për shkak dëmtimi, tashmë do të jetë rregullisht nën urdhrat e trajnerit pasi është riaftësuar plotësisht.

Kësisoj, Shqipëria udhëton drejt Finlandës me grupin e plotë e për fat të mirë, pa probleme të tjera fizike mes futbollistëve në dispozicion të trajnerit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot