Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se një pilot dyshohet se tentoi të rrëzonte aeroplanin pasi kishte sulmuar me thikë pilotin tjetër gjatë fluturimit drejt Izraelit. Sipas Netanyahut, aeroplani hyri në një rrotullim dhe nisi të humbiste lartësi.
Një pasagjer izraelit, së bashku me një anëtar të ekuipazhit, arritën të hyjnë në kabinën e pilotëve dhe ta neutralizojnë pilotin që kishte kryer sulmin. Më pas, një tjetër anëtar i ekuipazhit hyri në kabinë dhe arriti ta stabilizojë aeroplanin.
Netanyahu i cilësoi pasagjerin dhe anëtarët e ekuipazhit si “heronj”, duke thënë se veprimet e tyre shpëtuan shumë jetë dhe parandaluan një tragjedi të madhe. Aeroplani u ul i sigurt në aeroportin e Tabukut në Arabinë Saudite, ndërsa të gjithë pasagjerët janë jashtë rrezikut.
Piloti që kreu sulmin është arrestuar dhe po merret në pyetje nga autoritetet saudite, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.
