Ndalohen tetë persona në Shkup dhe Tetovë, kapen me lëndë narkotike

0%

MPB Maqedoni njofton se në disa aksione të ndara në Shkup dhe Tetovë, janë ndaluar tetë persona, si të dyshuar për tregti të paligjshme me substanca narkotike.

“Më .2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, oficerët e policisë nga Shërbimi i Mbrojtjes Kufitare Shkup privuan nga liria R.R. (50), A.M. (31), S.A. (33) nga Shkupi, D.K. nga fshati Vollkovë, rajoni i Shkupit dhe H.A. (32) nga Berova, sepse tek ata u gjet dhe u sekuestrua substancë pluhuri e bardhë, substancë e trashë, marihuanë dhe një mulli”.

“Më në orën , në Stacionin Policor të Tetovës u ndaluan N.Ç. (33) nga Shkupi, A.L. (21) dhe A.V. (25), të dy nga Prishtina, R. e Kosovës. Ata u privuan nga liria më nga oficerët e Stacionit Policor të Mbikëqyrjes Kufitare Rogaçevë, sepse gjatë një kontrolli tek ata u gjet dhe u sekuestrua marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fund thonë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë paraqitjet përkatëse.

Burimi: Telegrafi