Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

0%

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në dy objekte ndërtimi në komunën e Prishtinës, ka konstatuar parregullsi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto dy objekte ndërtimi, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë. Kjo, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot