Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka dalë në mbrojtje të Vinicius Junior, i cili kohët e fundit është kritikuar për paraqitjet e tij dhe është përballur me vërshëllimat e tifozëve kundërshtarë.
Në konferencën për shtyp para sfidës së La Ligës kundër Villarrealit, tekniku portugez shprehu keqardhjen për gjendjen emocionale të brazilianit, duke theksuar përkushtimin e tij për t’u rikthyer në formën më të mirë.
Reali bën gati planin për lëvizjë të rëndësishme në merkato “Ajo që më dhemb dhe më trishton është të kuptoj se ai dëshiron të jetë në maksimumin e tij, të jetë lojtari që vendos ndeshjet dhe bën diferencën. Më dhemb ta shoh duke vuajtur.
Është një djalë që, për habinë time të madhe, është i jashtëzakonshëm dhe punon jashtëzakonisht shumë për t’u rikthyer në nivelin më të lartë”, u shpreh Mourinho. Trajneri theksoi se Vinicius meriton mbështetjen e tifozëve, pasi u ka dhuruar atyre shumë emocione në të kaluarën. “Unë nuk e kritikoj kurrë tifozërinë e Real Madridit, thjesht e respektoj.
Por më thyhet zemra kur shoh një djalë si ai, që në këtë moment nuk është pikërisht Viniciusi i jashtëzakonshëm që njohim, dhe shoh njerëzit, të ndikuar nga shumë prej jush, që nuk e mbështesin. Gjyqi për vdekjen e Maradonës, kërkohen 12 vite burg për neurokirurgun Leopoldo Luque Ai e meriton mbështetjen.
Nuk dëshiron asgjë tjetër veçse të jetë Viniciusi që u ka dhuruar kaq shumë gëzim tifozëve të Realit”, shtoi portugezi.
