Micah Richards ka reaguar publikisht pas vendimit që Manchester City u shpall fajtor për 114 nga 115 shkeljet e rregullave financiare të Premier League. Ish-mbrojtësi i Cityt, i cili me klubin fitoi titullin në vitin 2012, tha se lajmi e ka tronditur dhe e ka lënë të dëshpëruar. “Jam te ky klub që nga mosha 14-vjeçare. Do të vdisja për këtë klub.
Realizova ëndrrën time te Manchester City dhe më pas dëgjon raporte të tilla. Është shkatërruese”, tha Richards në podcastin “The Rest is Football”,. City vazhdon të mohojë akuzat dhe pritet të apelojë vendimin. Ndërkohë, nëse dënimi mbetet në fuqi, klubit mund t’i kërcënojnë sanksione të rënda, përfshirë heqje pikësh apo edhe përjashtim nga Premier League.
