Marshi i 1 tetorit, Haradinaj fton qytetarët t’i bashkohen: Duke e

0%

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në marshin protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se vendimi dënues ndaj udhëheqësve të UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit, i cili do të mbahet nesër në orën në sheshin e kryeqytetit. “Ju ftoj që të bashkoheni nesër në ora 16 në sheshin e kryeqytetit, Prishtinë, në mbrojtje të luftës së drejt të UÇK-së. Vendimi dënues për udhëheqësit e UÇK-së është i papranueshëm, është i padrejtë. Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës.

Duke e mbrojt luftën e drejt çlirimtare, mbrojmë atdheun”, ka thënë Haradinaj. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com