Rey Manaj po kalon një moment të shkëlqyer me Kombëtaren e Shqipërisë. Sulmuesi kuqezi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke qenë protagonist në përballjen ndaj San Marinos. Manaj realizoi në minutën e 65-të golin e tretë të takimit, duke shënuar kështu golin e tij të 11-të me fanellën e Shqipërisë.
Me këtë realizim, 27-vjeçari ka shkruar emrin përkrah dy figurave të njohura të futbollit tonë, Sokol Kushtës dhe Hamdi Salihit, në listën e golashënuesve më të mirë historikë të kuqezinjve. Tani, objektivi i radhës është rekordi absolut që mbahet nga Erjon Bogdani me 18 gola, vetëm 7 realizime larg.
Pavarësisht shifrave individuale, sulmuesi u tregua mjaft modest pas ndeshjes, duke theksuar se përparësi absolute ka ekipi. Të them të drejtën, për objektiva personale nuk më pëlqen të flas. Rëndësi ka të fitojmë në Nations League dhe të kualifikohemi sërish në Evropian. Ishalla i kap sa më shpejtë, por fokusi im i vetëm mbetet Evropiani në këtë moment,” tha Manaj.
Forma pozitive e Manajt vjen si një sinjal i shkëlqyer për stafin teknik dhe tifozët kuqezi në rrugëtimin e Shqipërisë në garat ndërkombëtare.
