Kush është ‘armiku’ më i madh i dhëmbëve? Flet stomatologu Lenjani

0%

Kur flitet për dëmtimin e dhëmbëve, sheqeri është ndër faktorët e parë që njerëzit e konsiderojnë si “armikun” kryesor. Mirëpo, stomatologu dhe kirurgu oral Berat Lenjani në Podcastin “Shëndeti në rend të parë” që mbështetet dhe thotë se problemi kryesor qëndron diku tjetër – te mungesa e kujdesit. “Armiku kryesor i dhëmbëve është moskujdesi.

Dëgjoj si përgjigje: sheqeri, kripa, kjo apo ajo – jo. Armiku më i madh i dhëmbëve është moskujdesi nga vetë pacienti”, tha Lenjani në podcastin “Shëndeti në rend të parë”. Sipas tij, krijimi i kulturës së kujdesit duhet të nisë që në fëmijëri. Ai theksoi se fakti që dhëmbët e qumështit ndërrohen nuk duhet të shërbejë si arsye për neglizhimin e tyre.

Lenjani tha se fëmijët duhet të edukohen që herët me rregullin, disiplinën dhe mirëmbajtjen e dhëmbëve, në mënyrë që këto shprehi t’i përcjellin edhe kur dalin dhëmbët e përhershëm. Shikoni pocdastin e plotë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi