Inspektorati ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë

0%

Punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë janë ndaluar përkohësisht nga Inspektorati Qendror i Punës, pas konstatimit të parregullsive që lidhen me sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve do të jetë në fuqi deri në eliminimin e mangësive të evidentuara dhe plotësimin e kushteve të nevojshme për punë të sigurt.

Inspektorati u ka bërë thirrje punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet në vendin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com