Pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se marrëveshja LVV-LDK për Bekim Sejdiun duhet të respektohet, ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke thënë se nuk mund të kërkohet mbështetja e një kandidati që tashmë është tërhequr nga gara.
Hoti ka kundërshtuar që dakordimi mes Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të shndërrohet në detyrim për deputetët e Kuvendit, duke theksuar se marrëveshjet politike nuk mund t’ua përcaktojnë votën deputetëve. Ai ka shtuar se marrëveshjet politike mund të rinegociohen ose të ndryshohen, por jo dispozitat kushtetuese.
Postimi i plotë: Si mund të thirret dikush në një marrëveshje kur vetë personi i përfshirë në atë marrëveshje është tërhequr nga kandidatura?! Një dakordim mes dy kryetarëve të partive nuk mund të shndërrohet në urdhër për deputetët e Kuvendit. Kushtetuta është shumë e qartë: deputetët, si përfaqësues të popullit, nuk i nënshtrohen asnjë detyrimi. Marrëveshjet politike mund të ndryshohen.
Ne jemi gati të votojmë një kandidat nga Lidhja Demokratike të Kosovës, sepse vetëm kështu sigurohet balanca e pushteteve. Ne zgjedhim “zgjedhjet e reja” në vend të nënshtrimit politik. Marrëveshjet politike mund të negociohen, por jo Kushtetuta e Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
