Hidrodrini u bën thirrje banorëve të “Jarinës” për kyçje në rrjetin e

0%

KRU “Hidrodrini” ka përsëritur thirrjen për konsumatorët e B.T. “Jarina” në Pejë që sa më shpejt të realizojnë kyçjet brenda shtëpiake në sistemin e ri të ujësjellësit. Sipas njoftimit, në këtë zonë është përfunduar një projekt investiv për ndërtimin e sistemit të ri furnizues, përmes të cilit gypat e vjetër prej azbesti po zëvendësohen me gypa të rinj prej polietileni.

KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se gypi i ri tashmë është vendosur përgjatë rrugës publike, ndërsa gypi i vjetër, i cili në shumicën e rasteve kalonte nëpër prona private, do të ndërpritet përfundimisht. Sipas kompanisë, investimi pritet të ndikojë në rritjen e cilësisë, sasisë dhe sigurisë së furnizimit me ujë.

Kompania ka theksuar se kyçjet brenda shtëpive dhe oborreve janë përgjegjësi e pronarëve të pronave, ndërsa ekipet teknike do të jenë vazhdimisht në terren për monitorimin e procesit dhe mbarëvajtjen e punimeve. KRU “Hidrodrini” ka kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët gjatë realizimit të këtij procesi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi