Habit Maran te Kombëtarja: Edhe Finlanda pati vështirësi ndaj San

0%

Kombëtarja e Shqipërisë ka mposhtur San Marinon me rezultatin 0:3 në transfertë. Tashmë kuqezinjtë mbajnë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve, me 6 pikë pas dy raundesh. Pas ndeshjes foli trajneri Rolando Maran, i cili u shpreh se Finlanda pati vështirësi ndaj San Marinos. Në anën tjetër, Finlanda e mposhti me rezultatin 0-7 San Marinon në transfertë.

“Mendoj se ka qenë formë për të kursyer edhe forcat. Janë katër ndeshje njëra pas tjetrës. Jam i lumtur për rezultatin, mund të kishim bërë më tepër për paraqitjen. Kemi pasur posedimin e topit, mund të ishim futur më mirë në pjesën e dytë dhe të kishim raste më tepër. Në total jam i lumtur. Janë disa ndeshje ku në fakt janë edhe emocionet e një debutimi të tillë.

Ndeshje të vështira, e kanë menaxhuar mjaftueshëm mirë. Nuk ka kundërshtar të thjesht në raste të tilla. Edhe Finlanda pati vështirësi në centimetrat e fundit ndaj San Marinos. Jemi ruajtur pak, për shembull Kristjan Asllani kishte një karton. Pas pjesës së parë u zëvendësuar dhe Gjimshiti. Është çështje e menaxhimit të skuadrës”, u shpreh trajneri i Kombëtares.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot