Trajneri Pep Guardiola ka reaguar pas vendimit të një komisioni të pavarur, i cili e ka shpallur Manchester Cityn fajtor për shkelje të rënda të rregullave financiare të Premier League gjatë nëntë sezoneve. Guardiola, i cili drejtoi Cityn nga viti 2016 deri në vitin 2026, publikisht doli në mbështetje të klubit, pronarit, drejtuesve, lojtarëve, stafit teknik dhe tifozëve.
“Dua që çdo tifoz i Manchester Cityt në mbarë botën ta dijë se jam këtu, më shumë se kurrë. Kam qenë gjithmonë dhe do të jem gjithmonë pranë klubit tim, pronarit tim, presidentit, lojtarëve, stafit, Enzos dhe juve, tifozëve tanë të bashkuar. Dua të jem i qartë: së bashku do ta kalojmë edhe këtë. Ju dua të gjithëve”, deklaroi Guardiola.
