Gjermania nuk bën dot pa punëtorët me prejardhje migrimi – shifrat

0%

Punëtorët me prejardhje migrimi janë bërë të pazëvendësueshëm në disa prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë gjermane, nga gastronomia dhe ndërtimtaria deri te transporti dhe kujdesi shëndetësor. Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave, 27 për qind e të gjithë të punësuarve në Gjermani gjatë vitit 2025 kishin prejardhje migrimi.

Përqindja është dukshëm më e lartë në profesionet ku vendi përballet me mungesë të fuqisë punëtore. Presseportal Te kuzhinierët, kjo kategori përbën 56 për qind të të punësuarve, në industrinë ushqimore 55 për qind, në shtrimin e dyshemeve 54 për qind dhe në ndërtimin e skelave 51 për qind.

Punëtorët me prejardhje migrimi përbëjnë gjithashtu: – 47 për qind të shoferëve të autobusëve dhe tramvajeve; – 47 për qind të punonjësve të shërbimit në gastronomi; – 41 për qind të shoferëve të transportit të mallrave; – 40 për qind të personelit të hotelerisë; – 33 për qind të punonjësve në kujdesin shëndetësor dhe atë për të moshuarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Agjencia Federale e Punësimit vlerëson se Gjermania vazhdon të ketë mungesë punëtorësh në 157 grupe profesionale. Pjesëmarrja e shtetasve të huaj në këto profesione është dyfishuar, nga 7 për qind më 2014 në rreth 14 për qind. Vetëm në sektorin e kujdesit, numri i punëtorëve gjermanë ra me 5 mijë, ndërsa ai i punëtorëve të huaj u rrit me 46 mijë.

Bundesagentur für Arbeit Pse ka interes për diasporën shqiptare: Shumë shqiptarë në Gjermani punojnë pikërisht në gastronomi, ndërtimtari, transport, hoteleri dhe kujdes shëndetësor. Megjithëse statistikat nuk i ndajnë shqiptarët si grup më vete, ato dëshmojnë peshën ekonomike të emigrantëve dhe mundësitë e vazhdueshme për punësim.

Burimi: Bota Sot