Gërvalla: Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në Konventën

0%

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për Vuajtjen e Dënimeve Penale Jashtë Vendit. Gërvalla ka bërë të ditur se nisma synon forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, veçanërisht në fushën e transferimit të personave të dënuar.

Sipas saj, përmes kësaj Konvente, personat e dënuar do të mund ta vuajnë dënimin në shtetin e tyre të origjinës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe duke respektuar të drejtat themelore të njeriut. “Qëllimi i kësaj Konvente është forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në fushën e transferimit të personave të dënuar”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se aderimi do të zgjeronte bashkëpunimin juridik të Kosovës, veçanërisht me shtetet e Amerikës Latine, ndërsa do të mundësonte që personat e dënuar të vuanin dënimin më afër familjes dhe shoqërisë, duke ndihmuar rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Planin Institucional të Ministrisë së Drejtësisë për vitet 2026–2028, aderimi në këtë Konventë është paraparë si një nga masat në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Burimi: Telegrafi