Foda: Izraeli ka futbollistë shumë të mirë, ndaj presim ndeshje të

0%

Përfaqësuesja e Kosovës përballet të enjten me Izraelin në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa një ditë para ndeshjes, përzgjedhësi Franco Foda ka folur për kundërshtarin dhe planet e tij për këtë takim. Foda e ka cilësuar Izraelin si një skuadër me shumë cilësi individuale, duke përmendur në veçanti Manor Solomon dhe Oscar Gloukh.

Izraeli vjen në këtë përballje pas humbjes 3:1 ndaj Austrisë, ndërsa Kosova pas fitores 1:0 ndaj Irlandës dhe humbjes 3:1 nga Austria. Foda: Izraeli ka futbollistë shumë të mirë dhe teknikisht është shumë i fortë “Natyrisht që është skuadër shumë e fortë, pavarësisht rezultateve që i ka treguar në dy ndeshjet e fundit.

Kanë futbollistë shumë të mirë, në aspektin teknik janë shumë të shpejtë, siç janë Manor Solomon, Oscar Gloukh. Prandaj presim ndeshje shumë të fortë, por normalisht që ne do të luajmë sa më agresiv që të mundemi në këtë përballje” , ka thënë Foda. Kjo do të jetë përballja e tretë mes Kosovës dhe Izraelit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dy skuadrat janë takuar më parë në kualifikimet për “Euro 2024”, me ndeshjen e parë në Tel Aviv që përfundoi 1:1, ndërsa Kosova fitoi 1:0 në Prishtinë më , me golin e Milot Rashicës. Për Fodën, përtej kundërshtarit, rëndësi të veçantë do të ketë mënyra se si Kosova do të paraqitet në fushë.

Trajneri gjerman ka paralajmëruar gjithashtu ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjet e kaluara. Foda: Secila ndeshje është e rëndësishme për ne “Secila ndeshje është e rëndësishme për ne, është e rëndësishme mënyra se si do të luajmë, si do të paraqitemi, sa kompakt do të jemi, mënyra se si do të qasemi ndeshjes dhe normalisht po ashtu është një prej ndeshjeve ku ne do të bëjmë ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjet paraprake.” Ndeshja Izrael–Kosovë zhvillohet të enjten, më 1 tetor, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Kosova e nisi këtë cikël me fitore 1:0 ndaj Irlandës, ndërsa më pas pësoi 3:1 nga Austria.

Burimi: Bota Sot