Fabrizio Romano zbulon emrat e dy favoritëve për ta fituar Topin e

0%

Gara për Topin e Artë 2026 pritet të jetë një nga më të paparashikueshmet e viteve të fundit, me disa futbollistë që vazhdojnë të kenë mundësi reale për ta fituar çmimin prestigjioz. Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka folur për garën gjatë pjesëmarrjes në SBC Summit, duke pranuar se është jashtëzakonisht e vështirë të përcaktohet një favorit i qartë.

“Është një pyetje e vështirë, sepse mendoj se asnjëherë nuk ka qenë kaq e hapur. Janë rreth gjashtë apo shtatë lojtarë që mund të jenë në garë. Është vërtet e vështirë këtë vit”, deklaroi Romano. Megjithatë, kur iu kërkua ta ngushtonte listën, Romano veçoi dy emra: Lamine Yamal dhe Harry Kane.

Sipas tij, nga një këndvështrim objektiv, ylli i Barcelonës dhe sulmuesi i Bayern Munichut janë pothuajse të pamundur për t’u ndarë në këtë garë. “Po ta shohim objektivisht, mendoj se Lamine Yamal dhe Kane janë diku te 50-50, ose 51-49. Mendoj se gara është mes tyre”, u shpreh Romano. Megjithatë, zgjedhja personale e gazetarit italian është ndryshe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Romano veçoi Khvicha Kvaratskhelian, për të cilin beson se nuk ka marrë vlerësimin e merituar për paraqitjet e tij gjatë sezonit të kaluar, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Votimi për “Topin e Artë” përfundon, fituesi tashmë është përcaktuar “Si opinion personal? Më pëlqeu shumë ajo që bëri Kvaratskhelia sezonin e kaluar. Mendoj se është mjaft i nënvlerësuar.

Nuk duhet të harrojmë atë që bëri në Ligën e Kampionëve”, tha ai. Romano, i cili e ka ndjekur nga afër Kvaratskhelian që nga koha e tij te Napoli, tregoi edhe për admirimin personal që ka për futbollistin gjeorgjian. “Unë jam nga Napoli dhe e kam parë Kvaratskhelian me sytë e mi në Itali.

Gjithmonë them se Kvaratskhelia është një nga të paktët lojtarë që më ka bërë të ngrihem nga divani kur bën diçka të veçantë”, përfundoi Romano./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi