Elezaj: Është renovuar fusha e sportit në shkollën “Emin Duraku” në

0%

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se është renovuar fusha e sportit në shkollën “Emin Duraku” në fshatin Sferkë. Elezaj ka bërë të ditur se renovimi i fushës ishte një nga premtimet e tij gjatë fushatës, si dhe një kërkesë e drejtpërdrejtë e banorëve të këtij fshati.

“Fusha e sportit e kësaj shkolle do të renovohej”, ka shkruar Elezaj, duke shtuar se kjo kërkesë tashmë është realizuar. Ai ka publikuar edhe pamje nga fusha e renovuar, duke e shoqëruar postimin me urimin për një mëngjes të mirë.

Burimi: Telegrafi