Ekskluzive | Detaje të reja nga krimi në Gjilan: Policia aktivizoi

0%

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë që ndodhi më 9 tetor në Livoq të Ulët të Gjilanit, ku dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë rreth orës , ndërsa njësitë relevante dhe ekipet emergjente janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Në vendngjarje është gjetur pa shenja jete Egzon Bugujevci, ndërsa Mazllum Bugujevci është gjetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me autoambulancë për trajtim emergjent. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, vetura e të dyshuarit ishte larguar nga lokacioni, çka ka bërë që Policia të aktivizojë menjëherë “Unazën e Çeliktë” për lokalizimin e tij.

Por vetëm 16 minuta pas raportimit të rastit, rreth orës , i dyshuari Valon Ramushi është vetëdorëzuar në Stacionin Policor. Ramushi u ka deklaruar policëve se veturën e kishte lënë në oborrin e Emergjencës. Brenda saj është gjetur bashkëshortja e tij, Nafije Bugujevci, e cila pas konstatimit nga ekipi mjekësor rezultoi pa shenja jete.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas dyshimeve të para të hetuesve, Valon Ramushi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe Egzon Bugujevcin, ndërsa një person tjetër është plagosur. I dyshuari është marrë në intervistim nga Hetimet Rajonale, ndërsa njësitë relevante kanë vazhduar përpunimin e vendit të ngjarjes dhe sigurimin e zonave të lidhura me rastin.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për motivin dhe dinamikën e plotë të ngjarjes po vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com