E plagosi aksidentalisht me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në

0%

Shpërndaje në: Një person është arrestuar në Mamushë pasi dyshohet se e plagosi aksidentalisht një person tjetër me armë zjarri në Mamushë. Të dyshuarit iu sekuestrua arma me nëntë gëzhoja dhe u dërgua në mbajtje derisa viktima u dërgua për tretman mjekësor. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar aksidentalisht ishte plagosur në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pistoleta me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Burimi: Koha