Kapiteni dhe bashkëpiloti i fluturimit FZ1073 të kompanisë Flydubai, i cili u devijua nga itinerari i tij dhe bëri ulje emergjente në Arabinë Saudite, kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital. Lajmin e ka bërë të ditur “Cluster2”, operatori kryesor i aviacionit në Arabinë Saudite.
Sipas njoftimit, Aeroporti Ndërkombëtar “Prince Sultan bin Abdulaziz” në Tabuk ka pranuar një thirrje për ndihmë nga avioni i Flydubai, i cili në orën me kohën lokale ka kërkuar leje për ulje emergjente. Pas thirrjes, aeroporti ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka aktivizuar masat e nevojshme për asistimin e avionit.
Sherr mes pilotëve në fluturimin Dubai-Izrael, avioni devijohet drejt Arabisë Saudite Avioni është ulur në mënyrë të sigurt në aeroportin e Tabukut në orën sipas kohës lokale. Pas uljes, është konstatuar se si kapiteni, ashtu edhe bashkëpiloti kishin pësuar lëndime dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, pasagjerëve u është ofruar trajtimi dhe asistenca e nevojshme në terminalin e aeroportit. Flydubai ka konfirmuar se të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe të llogaritur. Përleshja në kabinë, mediat izraelite: Njëri nga pilotët e “FlyDubai” tentoi të rrëzonte avionin Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!