Diskriminimi i shqiptarëve në Luginë/ Kurti i kërkon OSBE-së t’i bëjë

0%

Kryeministri Albin Kurti u takua sot me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Christophe Kamp, me të cilin bisedoi mbi të drejtat e komuniteteve. Në mesin e shumë temave, u shtjellua dhe çështja e diskriminimit sistematik që po iu bëhet shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Kërkova angazhim të drejtpërdrejtë dhe ndjekje konkrete të këtyre çështjeve: Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve, të garantojë barazi reale për shqiptarët dhe të respektojë të drejtat e njeriut e ato civile. Të drejtat e tyre nuk mund të mbeten peng i vullnetit politik të një sistemi autokratik ” shkroi Kurti.

Ky është njoftimi i plotë i tij: Sot prita në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, të cilin e falënderova për vizitën dhe dialogun e vazhdueshëm. Diskutuam për të drejtat e komuniteteve, përdorimin e gjuhëve dhe qasjen në arsim e shërbime publike, si dhe për zbatimin e ligjit në mbrojtje të pronës publike, mjedisit dhe burimeve ujore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ritheksova se barazia para ligjit është themel i Republikës sonë: të drejtat mbrohen dhe detyrimet zbatohen njësoj për të gjithë pa dallim. Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta të gjera për komunitetet joshumicë, në shumë aspekte përtej standardeve evropiane të mbrojtjes.

Këto garanci duhet të gjejnë shprehje të plotë në jetën institucionale e shoqërore, përmes angazhimit aktiv të pjesëtarëve dhe përfaqësuesve të tyre, në respektim të ligjeve në fuqi. Mbrojtja e të drejtave dhe zbatimi i ligjit e përforcojnë njëra-tjetrën; përkatësia nuk mund të jetë bazë as për cenimin e të drejtave, as për përjashtimin nga detyrimet ligjore.

Ngrita shqetësimin për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga autoritetet e Serbisë, përmes pasivizimit të adresave, pengesave në arsim dhe nënpërfaqësimit në institucionet publike.

Kërkova angazhim të drejtpërdrejtë dhe ndjekje konkrete të këtyre çështjeve: Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve, të garantojë barazi reale për shqiptarët dhe të respektojë të drejtat e njeriut e ato civile. Të drejtat e tyre nuk mund të mbeten peng i vullnetit politik të një sistemi autokratik.

Do ta vazhdojmë bashkëpunimin me Zyrën e Komisionerit Kamp, me bindjen që të drejtat e komuniteteve joshumicë dhe sundimi i ligjit janë obligime komplementare dhe jo parime që garojnë me njëra-tjetrën.

Burimi: Bota Sot