Çitaku kritikon Qeverinë Kurti: Projektligjet tjera po përshpejtohen,

0%

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar mënyrën se si po shqyrtohen në komisionet parlamentare një numër i madh projektligjesh të propozuara nga Qeveria. Çitaku ka thënë se disa prej projektligjeve që lidhen me sektorin e drejtësisë po trajtohen me procedura të përshpejtuara, pa analizë të mjaftueshme, debat substancial dhe dëgjime publike.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pretenduar se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara po mbahet pa u proceduar, nën arsyetimin e “ekspertizës juridike”. “Sot, në komisionet e Kuvendit po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të Qeverisë, shumë prej tyre për sektorin e drejtësisë.

Pa analizën e duhur, pa debat substancial dhe pa dëgjime publike. Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit. Ndërkohë, projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbahet në sirtarin e ministres, nën arsyetimin e ‘ekspertizës juridike’.”, ka shkruar ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çitaku më pas u është drejtuar drejtpërdrejt ministres Donika Gërvalla, kryeministrit Albin Kurti dhe zyrtarëve përgjegjës, duke kërkuar procedimin e projektligjit në Kuvend. “Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje! Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në Kuvend.

Dëgjojeni popullin që tash e 15 ditë është në shesh. Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj. Dhe më besoni: dita e llogaridhënies do të vijë!”, ka shkruar Çitaku. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com