Çfarë thonë bastet për zgjedhjet amerikane?

0%

Demokratët rrisin ndjeshëm gjasat për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Demokratët kanë rritur ndjeshëm gjasat e tyre në tregjet e parashikimeve për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së pas zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në nëntor.

Sipas Polymarket, mundësia që demokratët të sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve aktualisht vlerësohet në rreth 93 për qind. Tregu i parashikimeve nuk përbën sondazh zgjedhor dhe përqindja pasqyron çmimin e kontratave të tregtuara nga pjesëmarrësit në platformë.

Zgjedhjet e mesmandatit do të përcaktojnë përbërjen e re të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit, ndërsa votimi është planifikuar për nëntor. Ndryshe, republikanët kontrollojnë te dy Dhomat e Përfaqësuesve – Kongresin dhe Senatin amerikan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi