Kombëtarja e Kroacisë është mposhtur 4:1 nga Spanja në ndeshjen e dytë të Grupit A3 të Ligës së Kombeve. Për Spanjën shënuan Lamine Yamal (2’, 63’), Marc Pubill (31’) dhe Nico Williams (89’), ndërsa golin e vetëm për Kroacinë e realizoi Dion Drena Beljo (28’), për herë të parë me fanellën e kombëtares. Pas ndeshjes, përzgjedhësi Slaven Biliç u shpreh i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit.
“Rezultat i keq, përshtypje e keqe. Jam i zhgënjyer. Një mbrëmje e vështirë për ne”, tha Biliç. Shënuesi i golit të vetëm të Kroacisë, Dion Drena Beljo, tha se skuadra mund të kishte bërë më shumë, sidomos në fazën e mbrojtjes: “Mbetet një shije e hidhur, ku mendoj se mund të bënim më mirë, sidomos në fazën e mbrojtjes”.
