Bayern kërkon Kounden, gjithçka varet nga Kim Min-Jae

0%

Bayern po përgatit një lëvizje për Jules Kounden në afatin kalimtar të janarit. Klubi gjerman e sheh mbrojtësin e Barcelonës si një objektiv kryesor, por fillimisht duhet të krijojë hapësirë financiare përmes largimit të Kim Min-Jaes. Kounde ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2030 dhe nuk e ka kërkuar largimin.

Megjithatë, francezi ka humbur hapësirë në formacionin e Hansi Flickut këtë sezon. Bayern e vlerëson për faktin se mund të luajë si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa si alternativë po monitoron edhe Tomas Araujon e Benficës..

Burimi: Bota Sot