Barcelona gjen pasardhësin e Koundes, synohet ylli i Sporting Lisbonës

0%

Barcelona po monitoron nga afër mbrojtësin e Sporting Lisbonës, Ivan Fresneda, të cilin klubi katalunas e sheh si një opsion për të ardhmen. Sipas mediumit portugez O Jogo , paraqitjet e mira dhe vazhdimësia e spanjollit te Sporting Lisbona që nga viti 2023 kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës.

Fresneda, 22 vjeç, së fundmi mori ftesën e parë në Kombëtaren A të Spanjës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, pasi Pedro Porro u dëmtua. Në anën tjetër, Barcelona raportohet se nuk po llogarit më njësoj në Jules Kounden, i cili ka humbur terren në hierarkinë e mbrojtësve të djathtë, duke mbetur pas Eric Garcias pas rënies së dukshme të formës.

Situata e Koundes mund të bëhet edhe më e ndërlikuar, pasi mbrojtësi francez ka tërhequr interesimin e Bayern Munichut para afatit kalimtar të janarit. Kjo e vendos Barcelonën përballë një vendimi për të ardhmen e tij. Në këtë situatë, Fresneda shihet si një alternativë potenciale për krahun e djathtë të mbrojtjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Spanjolli vlerësohet për aftësinë për ta avancuar topin përmes bartjeve dhe pasimeve, ndërsa siguria në fazën defensive e bën atë një mbrojtës të kompletuar. Barcelona po e monitoron situatën, ndërsa Fresneda mund të jetë një nga emrat që klubi katalunas do ta shqyrtojë për të ardhmen e krahut të djathtë./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi