Ballkani merr tri pikë të mëdha në udhëtim te Llapi

0%

Ballkani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Ekipi i Sami Sermaxhajt ka dalë me tri pikë nga ‘Zahir Pajaziti”, pasi fitoi ndaj ekipi të Tahir Batatinës në ndeshjen e parë pas tri javësh pushim shkaku i ndeshjeve të kombëtareve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja ekipet, por pa raste të mira shënimi dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0. Në pjesën e dytë pati më shumë aksion dhe më shumë raste nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët që gjeten rrjetën, përkundër se edhe vendasit provuan disa herë.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 60-të të takimit me anë të Albin Berishës, i cili shënoi për 0-1 dhe deri në fund ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes dhe i tri pikëve për Ballkanit. Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitet në pozitën e tretë me 13 pikë, ndërsa Llapi zë vendin e parafundit, të nëntin me vetëm tri pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani e pret Dritën, ndërsa Llapi luan në udhëtim te Feronikeli ’74. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi