Ballkani më në fund e ka gjetur rrugën drejt fitoreve në Superligë, pas tri xhirove pa i shijuar pikët e plota. Suharekasit në Podujevë mposhtën Llapin minimalisht 0:1, në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll. Ishte Albin Berisha që realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 60-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Ballkani ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 13 pikë të grumbulluara. Në anën tjetër, Llapi është në krizë të thellë me vetëm tri pikë në vendin e parafundit në tabelë.
