Anya Taylor-Joy mahnit në Javën e Modës në Paris, shfaqet elegante në

0%

Aktorja e njohur Anya Taylor-Joy tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në Javën e Modës në Paris, ku mori pjesë në prezantimin e koleksionit të ri të Dior. Ylli 30-vjeçar ishte ndër të ftuarat që spikatën në sfilatën e koleksionit Pranverë/Verë 2027 (SS27), e zhvilluar në ambientet e Jardin des Tuileries në Paris.

Taylor-Joy zgjodhi një kombinim tërësisht në të zezë, duke sjellë një pamje elegante dhe njëkohësisht të guximshme. Ajo kishte veshur një bluzë të tejdukshme prej dantelle të zezë, e cila përmbante një pjesë të veçantë në pjesën e pasme, me një efekt të ngjashëm me pelerinën, shkruan Daily Mail, tranmseton “Bota sot”.

Anya Taylor-Joy Pamja e saj plotësohej nga një fund i ngushtë në stilin pencil, i cili theksonte siluetën, ndërsa një shall elegant i shtonte kombinimit një tjetër element të rafinuar. Për këpucë, aktorja zgjodhi një palë këpucë të zeza klasike me taka, duke e mbajtur në harmoni të plotë të gjithë veshjen. Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte edhe pamja e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Flokët bionde, në nuancën e ftohtë karakteristike të Taylor-Joy, ishin stiluar në kaçurrela të buta, duke i dhënë një pamje elegante dhe të sofistikuar. Aktorja, e njohur për stilin e saj të veçantë në paraqitjet publike, edhe këtë herë zgjodhi një veshje që ndërthurte transparencën, linjat klasike dhe detajet moderne.

Anya Taylor-Joy Paraqitja e saj në sfilatën e Dior vjen në kuadër të aktiviteteve të Javës së Modës në Paris, një prej eventeve më të rëndësishme të industrisë së modës, ku shtëpitë e mëdha prezantojnë koleksionet e tyre të reja dhe mbledhin emra të njohur nga bota e kinemasë, muzikës dhe modës.

Anya Taylor-Joy, e cila ka ndërtuar një profil të fuqishëm edhe jashtë kinemasë përmes paraqitjeve të saj në eventet e modës, vazhdon të jetë një prej figurave të njohura që tërheqin vëmendjen sa herë shfaqen në tapetet e kuqe apo në eventet e markave prestigjioze.

Burimi: Bota Sot