Aktakuzë ndaj një kompanie në Prizren, dyshohet për mashtrim në

0%

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie, nën dyshimin për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuzë është ngritur ndaj Xh.K., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë “E.I.” SH.P.K., si dhe ndaj vetë këtij personi juridik, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më , në Prizren, Xh.K., si pronar dhe person përgjegjës i kompanisë, dyshohet se me dashje ka shkelur procedurat dhe rregullat e prokurimit publik, si dhe nuk ka zbatuar detyrimet e përcaktuara me kontratën për “Rregullimin e nxemjes qendrore në sallën e baletit në SHM ‘Lorenc Antoni’”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria pretendon se i pandehuri ka përdorur materiale për sistemin e ngrohjes qendrore në kundërshtim me detyrimet e kontratës.

Sipas aktakuzës, në vend të gypave të bakrit të përcaktuar në kontratë, janë vendosur gypa të galvanizuar dhe të çelikut të zi, si dhe material “inox”, të cilët, sipas Prokurorisë, nuk ishin në përputhje me paramasat dhe parallogaritë për kryerjen e punimeve të ngrohjes qendrore, apo me specifikimet për furnizimin dhe montimin e pjesëve dhe pajisjeve të përcaktuara në kontratë.

Prokuroria pretendon se këto veprime janë kryer me qëllim të përfitimit për vete, duke i shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit. Po ashtu, sipas aktakuzës, edhe personi juridik “E.I.” SH.P.K. dyshohet se ka shkelur rregullat e prokurimit publik dhe nuk ka zbatuar detyrimet e kontratës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com