Shpërndaje në: Dacia Sandero është vetura më e shitur në Evropë gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, sipas të dhënave të reja të kompanisë Data Force. Nga fillimi i vitit deri në fund të gushtit, modeli i prodhuesit rumun është shitur në 145 mijë e 424 njësi në tregun evropian.
Megjithatë, shitjet e Sanderos kanë shënuar rënie prej 11.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në vendin e dytë renditet Volkswagen Golf me 133 mijë e 249 njësi të shitura, ndërsa i treti është Volkswagen T-Roc me 132 mijë e 845 njësi. 10 veturat më të shitura në Evropë, janar–gusht 2026: Dacia Sandero – 145,424 Volkswagen Golf – 133,249 Volkswagen T-Roc – 132,845 Renault Clio – 128,941 Tesla Model Y – 126,395 Peugeot 208 – 122,923 Toyota Yaris Cross – 122,292 Volkswagen Tiguan – 121,401 Peugeot 2008 – 110,707 Opel Corsa – 108,336 Nëse vazhdon me këtë ritëm shitjesh, Sandero mund të jetë vetura më e shitur në Evropë për të tretin vit radhazi.
