Egnatia ka publikuar kalendarin e ndeshjeve që skuadra rrogozhinase do të zhvillojë në fazën e ligës në Conference League. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë ndeshjes si skuadër pritëse në stadiumin “Air Albania”. Rrugëtimi historik i Egnatias në fazën e grupeve në Conference League do të startojë më 15 tetor në Tiranë në orën në sfidën kundër Midtyllandit.
Më 22 tetor rrogozhinasit udhëtojnë drejt Danimarkës për tu ndeshur me Aarhus, ndërsa më 5 nëntor do të luajnë në Rumani kundër Universitatea Craiova. 2 ndeshjet e radhës Egnatia do ti luajë në “Air Albania”. Më 26 nëntor kundër Lincoln Red dhë më 10 nëntor përballë Zalgiris. Ndeshjen e fundit të fazës së grupeve rrogozhinasit do ta luajnë në Portugali kundër Bragës më 17 dhjetor.
