Vojvoda flet për synimet me Udinesen

0%

Shpërndaje në: Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, pret ta ndihmojë ekipin “duke dhënë gjithmonë 100 %”. Ai ka theksuar se është përshtatur mirë tek Udinese. Vojvoda luajti deri në minutën e 85-të tek Udinese të shtunën. Udinese fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Monzas. “Edicionin e kaluar në Como e nisa mirë, ashtu siç kam bërë edhe këtë vit.

Mundohem t’ia shpërblej klubit besimin dhe ta ndihmoj ekipin duke dhënë gjithmonë 100%. Ndihem rehat me ekipin dhe trajnerin. Jam ambientuar shpejt, kështu që jam i lumtur”, ka thënë Vojvoda në konferencë për media pas fitores së parë. Udinese ka katër pikë nga dy ndeshje. Ai ka vlerësuar trajnerin e Udineses, Kosta Runaiq. “Cesc Fabregas dhe Runaiq janë trajnerë të ndryshëm.

Pata fatin që u stërvita nga Cesc, por kam takuar shumë trajnerë në Itali, përfshirë Ivan Juriq. E kam luajtur këtë mënyrë të lojës edhe më parë, kështu që ishte e lehtë të përshtatesha me filozofinë e trajnerit. Është një lloj futbolli agresiv, por ai dëshiron ta mbajë shumë topin gjithashtu. Ai e di se çfarë mund t’i jap ekipit”, është shprehur Vojvoda.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbrojtësi 31-vjeçar iu bashkua Udineses nga Como në korrik.

Burimi: Koha