U përfol se janë rrahur me Jozin, Edi shfaqet me fashë në kokë në

0%

Ditën e djeshme, rrjetet sociale janë përfshirë nga aludimet për një përplasje fizike mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Kosova”, Jozit dhe Edit. Spekulimet nisën pas deklaratave të Fire, i cili gjatë disa transmetimeve LIVE pretendoi se kishte informacione lidhur me momentin e ngjarjes, madje duke thënë se kishte parë edhe një video të përballjes.

Sipas pretendimeve të tij, Edi dyshohet se është përfshirë në një përleshje me këngëtarin Joz dhe se ky i fundit e ka goditur. Ndërkohë, një video e siguruar nga Indeksonline ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth këtyre pretendimeve. Në pamje, të publikuara nga mediumi, ish-banori shihet ditën e enjte në Tiranë, me kokën e mbështjellë.

Megjithatë, pamjet në fjalë nuk konfirmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë se çfarë ka ndodhur apo nëse gjendja e Edit lidhet me një përplasje të mundshme me Jozin. Deri në këto momente, as Jozi dhe as Edi nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për ngjarjen e pretenduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në mungesë të një deklarate nga dy protagonistët apo të një konfirmimi zyrtar, mbetet e paqartë nëse mes tyre ka ndodhur vërtet një përleshje fizike dhe cilat kanë qenë rrethanat që kanë çuar deri te ajo. Ndërkohë, pretendimet e bëra në rrjet kanë vazhduar të nxisin reagime dhe diskutime të shumta mes ndjekësve të dy ish-banorëve.

Burimi: Telegrafi