Turisti ankohet për diskriminim në Ulqin: Veturat me targa kosovare e

0%

Një turist nga Kosova i është drejtuar Gazetës Sinjali me një ankesë lidhur me mënyrën e trajtimit të automjeteve në një zonë parkimi me pagesë në Ulqin.

Sipas tij, në një hapësirë ku parkimi paguhet përmes kuponëve të blerë në kioskë dhe të vendosur në xhamin e përparmë të automjetit, veturat me targa të Kosovës dhe Gjermanisë po gjobiten , ndërsa, siç pretendon ai, veturat me targa të Serbisë tolerohen. “Kam një ankesë për në Ulqin si turist, ku shihen veprimet e kundërligjshme të zyrtarëve policorë të atij vendi.

Në zonën me pagesë nga komuna, veturat me targa gjermane dhe të Kosovës gjobiten, kurse ato serbe tolerohen”, ka deklaruar ai. Turisti pretendon se pagesa për parkim bëhej përmes kuponëve, të cilët duhej të vendoseshin në xhamin e përparmë, në anën e shoferit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com