Trajneri Klafuriç nuk e di, si paraqitet Tirana para sfidës me Teutën

0%

Tirana do të përballet sot me Teutën. Kjo transfertë për bardheblutë është rezervuar në Durrës dhe nis prej orës . Çudia është në faktin se lojtarët që Tirana afroi në verë akoma nuk janë federuar. Kështu deri tani rezultojnë 16 futbollistë të gatshëm për teknikun Dean Klafuriç. Një situatë e njëjtë si me Egnatian në javën e parë.

Visar Bekaj, Klajdi Kuka, Luçiano Vera, Basilio Ndong, Serxho Vogli, Ermal Meta, Fredi Alvarez, Patrik Mysloviç, Redon Xhixha, Etien Tare, Serxho Prendi, Olti Qerimaj, Aimar Bami, Rejan Cali, Kleo Lika dhe Mateo Maci mbeten për momentin në dispozicion. Dhe pse Tirana e zhbllokoi merkaton në FIFA, sërish ka çështje të hapur në FSHF.

Për këtë bardheblutë mbeten në garë me kohën për të shtuar në listë pjesën tjetër të lojtarëve. “Ne jemi gati për këtë ndeshje. Ne jemi të lumtur që më në fund i kemi gati të gjithë lojtarët për të luajtur. Fatkeqësisht kemi disa dëmtime, por ne jemi gati për ndeshjen. Siç e dini situatën nga ndeshja e parë, administrata e klubit e rregulloi atë situatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhe ne jemi gati që të luajmë ndeshje të mirë kundër Teutës”, u shpreh dje trajneri Klafuriç. Ky i fundit duket se nuk ishte në dijeni, që bardheblutë akoma nuk kanë federuar lojtarët.

Visar Bekaj, Klajdi Kuka, Luçiano Vera, Basilio Ndong, Serxho Vogli, Ermal Meta, Fredi Alvarez, Patrik Mysloviç, Redon Xhixha, Etien Tare, Serxho Prendi, Olti Qerimaj, Aimar Bami, Rejan Cali, Kleo Lika dhe Mateo Maci.

Burimi: Bota Sot