Shpërndaje në: Ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Dritës, që i takon xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll, është ndërprerë në minutën e 18-të. Ky ballafaqim, që po luhet në terrenin me bar sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, është përcjellë me tensione në tribuna. Ka pasur tollovi në tribuna mes tifozëve të Vushtrrisë dhe Dritës.
Por, Policia ka ndërhyrë shpejtë dhe nuk ka lejuar që situata të eskalojë.
Burimi:
Koha
