Rafa Leao është transferuar nga Milani te Gallatasaraj. Kjo lëvizje u krye shumë larg shifrës që dikur kuqezinjtë ëndërronin për shitjen dhe kalonte 100 milionë euro. Është zyrtarizuar se tarifa e transferimit është 38 milionë euro. Milani ndërkohë ruan 20% të kartonit në rast se Gallatasaraj e shet Leaon. Portugezi ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.
Dhe paga që do të përfitojë është 10 milionë euro në sezon. Leao e kishte shprehur që në fundin e sezonit se do të largohet nga Milani. Çudia qëndroi te fakti se Gallatasaraj është ekipi i ri.
