“Protesta iu ka çjerrë maskën” – Qytetarja: Besa? Tentativë

0%

Një qytetare theksoi se qeveria ndodhet nën presion nga protesta dhe se ndodhet në grahmat e fundit. Duke komentuar lëvizjet e qeverisë dhe platformat që ka nxjerrë për bashkëveprimin me qytetarët, ajo i cilësoi si një tentativë manipulimi, duke shtuar se shqiptarët nuk gënjehen më.

Sipas saj, qeveria është e trembur nga protesta dhe se me veprimet që po bën tregon se po shkon drejt fundit. “Mendoj se ekzekutivi nuk është i kthjellët. Janë në përpjekje të dëshpëruara dhe të dështuara. Mënyra se si qeveria reagon është ajo që ka bërë gjithmonë, që fillimisht është hequr si indiferente. E shikoj të trembur e shikoj si përpjekjet e fundi të një strukture në rënie.

Është një lloj manipulimi me Besën, por shqiptarët nuk gënjehen më. Iu është çjerrë maska.” , tha ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot