Një moment krenarie për Beckhamët, Cruz debuton në Reading me grupin

0%

David dhe Victoria Beckham treguan mbështetjen e tyre për djalin Cruz, teksa ai bëri debutimin në Festivalin e Reading me grupin e tij muzikor, The Breakers. Çifti udhëtoi me urgjencë nga Bregu i Amalfit për të qenë pranë Cruz në këtë moment të rëndësishëm të karrierës së tij.

Pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm, David dhe Victoria e ndoqën performancën nga prapaskena, ndërsa Victoria shihej duke përqafuar bashkëshortin e saj, shkruan DailyMail. Në krah të tyre ishin edhe Romeo, Harper dhe e dashura e Cruz, Jackie Apostel, të cilët e mbështetën gjatë performancës.

Jackie kishte publikuar më herët në Instagram një fotografi ku shfaqej me një bluzë të verdhë me mbishkrimin: “Cruz Beckham më këndoi”. 21-vjeçari ka pasur një vit të ngjeshur muzikor. Pas performancave në Britani, Evropë dhe në festivalin Lollapalooza në Çikago, Cruz dhe The Breakers publikuan EP-në e re “Wear & Tear”, e cila përmban pesë këngë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Grupi do të vijojë me performancat në Leeds, ndërsa Cruz ka nisur tashmë të ndërtojë karrierën e tij muzikore, duke ndjekur rrugën e tij larg famës së prindërve.

Burimi: Telegrafi